“Me Salernitanën do të jetë më e vështirë se ndaj PSG-së”, Alegri: Djemtë treguan shpirt të madh, por duhet të…

Trajneri i Juventusit, Masimilano Alegri, kompentoi humbjen 2-1 ndaj PSG-së në transfertë në sfidën e parë të Champions-it. Pavarësisht rezultatit, tekniku italian duket se ka mendur i kënaqur me disa fragmente të lojës, teksa ndër të tjera u shpreh:

alegri

“Kemi luajtur një lojë të mirë, mendoj se është një shans i humbur, duhet të ishim më të qartë në minutat e fundit. Duhej të krijonim më shumë raste në të majtë, nuk e bëmë sa duhet. Mund të kishim qenë të rrezikshëm në ato situata me Mek Kenin në të djathtë. Gjithsesi ne duhet të përmirësohemi.

Ata kanë sulmuesit më të shpejtë në botë, por ne u mbrojtëm më mirë në pjesën e dytë dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, akoma më shumë. Pjesa më e vështirë është kur nuk e ke topin, ndonjëherë  shpërqendroheshim në pjesën e parë. Kishim më shumë guxim në pjesën e dytë. Kemi bërë një lojë të mirë, por duhet të jemi të mërzitur nga rezultati.

Kemi disa lojtarë jashtë me cilësi fizike dhe teknike specifike. Më duhej të përshtatja Mek Kenin në të djathtë.

Vlahoviç bëri një lojë të mirë, nuk mund të ndryshojmë gjykimet tona pas çdo ndeshje. Djemtë sonte kishin një shpirt të madh, edhe nëse rrezikuan diçka. Por lojtarët e PSG-së kanë një shpejtësi ekzekutimi dhe një teknikë e çmendur, si askush në botë. Kundër Salernitana do të jetë një lojë ndryshe, më e vështirë sepse do të ketë më pak hapësirë”, u shpreh Alegri.

Arena e Lajmit


“Me Salernitanën do të jetë më e vështirë se ndaj PSG-së”, Alegri: Djemtë treguan shpirt të madh, por duhet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook