Milan me 2 fytyra? Trajneri Pioli: Nuk luajmë më mirë në kampionat, ja çfarë duhet përmirësuar shpejt

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Salcburgut, në sfidën e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve. Për të komentuar këtë duel, në konferencën për shtyp, doli trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili ndër të tjera u shpreh:

Pioli

NDESHJA – Duhet të kishim bërë një lojë të jashtëzakonshme për të fituar këtu. Sigurisht që edhe barazimi është rezultat i mirë, sepse kundërshtari është një ekip dinjitoz dhe me plot cilësi.

MILANI ME 2 FYTYRA? Unë e kuptoj pyetjen, por nuk është se ne luajmë më mirë në kampionat dhe më keq në Europë. Nëse luan kështu në Serie A, rrezikon të mos fitosh as atje. Nëse luan në një nivel më të mirë, veçanërisht nga pikëpamja teknike, atëherë situate është ndryshe…. Ne kaluam në disavantazh, por patëm një mundësi me Zhiru që mund të ishte shfrytëzuar ndryshe. Në pjesën e dytë ne jemi rritur, nuk do të bëja shumë dallime mes Serisë A dhe Champions. Nëse luajmë me cilësi dhe ritëm, kemi mundësi të fitojmë ndeshje.”

KATËR HERË NË DISAVANTAZH NË 6 NDESHJET E FUNDIT- “Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe më të vendosur, veçanërisht në golat e shënuar nga kundërshtarët, në nivel numerik kishim shumë lojtarë nën vijën e topit. Është e qartë se kjo është një shifër negative që duhet përmirësuar shpejt”.

Arena e Lajmit


Milan me 2 fytyra? Trajneri Pioli: Nuk luajmë më mirë në kampionat, ja çfarë duhet përmirësuar shpejt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook