Rama flet për sulmet kibernetike në Forumin e Davosit: Hetuam me ekipin e Mircrosoft dhe FBI. Kemi rezistuar mirë

Rama

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos për Forumin Ekonomik, ku ka folur ndër të tjera për sulmet kibernetike.

Rama ka deklaruar se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit kibernetik duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësve ishte shkatërrimi i shërbimeve digjitale të vendit tonë.

Gjatë diskutimeve në panelin e djeshëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos mbi kërcënimin e sigurisë kibernetike, Rama bëri edhe një krahasim duke thënë se nëse krimi kibernetik do ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës.

“Ne ia dolëm që për 6-7 vitet e fundit të ishim një vend me 95% të shërbimeve të veta publike tërësisht në internet. Nuk ka më nevojë që të kontaktosh zyrat, burokracinë e kështu me radhë. Kjo na ka ndihmuar shumë dhe po e zhvillojmë çdo ditë. Në të njëjtën kohë na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar u sulmuam nga Irani në mënyrë të rëndë”, nënvizoi Kryeministri.

Rama tha se “bëmë më shumë vëmendjen në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë para se të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte, dhe ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”.

“Bekimi i teknologjisë na ktheu të shohim anën tjetër që është mallkimi i teknologjisë. Edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte synimi i sulmit. Nëse krimi kibernetik do ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës pas SHBA dhe Kinës”, tha Rama.

Rama flet për sulmet kibernetike në Forumin e Davosit: Hetuam me ekipin e Mircrosoft dhe FBI. Kemi rezistuar mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook