“Salianji ka instikt politik dhe forcë reagimi”, Gjekmarkaj: Duhet të ishte kryetar i Grupit që para një viti

Gjekmarkaj Salianji Ok 770x398

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zgjedhur të heshtë për situatën brenda Partisë Demokratike, kjo sipas tij pasi është i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë më parë, e bashkuar.

Në një intervistë për “Panorama TV”, deputeti demokrat e quan atë çka po ndodh me të dy grupet në PD si një “marrëzi”, ku jeta brenda grupit të PD është bërë shumë e vështirë dhe kjo favorizon mazhorancën, ose siç shprehet ai “është “zjarr” ku qeveria ngroh duart.”

“Unë ka kohë që po përpiqem të hesht, megjithëse mediat të detyrojnë të flasësh (për mirë) jam i bindur se çdo gjë që thuhet në një farë mënyrë është e gabuar. Ka një situatë të brendshme që do ta quaja “marrëzi”. Duke qenë i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë e bashkuar, moderne, qytetarë preferoj të hesht. Nuk dua të lëndoj askënd, fjala është bërë si bombë, ku secili ‘kryp’ mend dhe gjithmonë jemi më agresive.

Gjendja në grup është e paqetë, e trazuar. Jeta brenda grupit është bërë e vështirë, me tension. Ky është një zjarr që ngroh duart qeveria”, tha ndër të tjera Agron Gjekmarkaj.

Po ashtu, deputeti Gjekmarkaj u shpreh se kolegu i tij, Ervin Salianji duhet të i shte kryetar i grupit parlamentar para një viti.

Pyetje: Keni bërë ndonjë mbledhje të grupit parlamentar dhe ishin në dijeni për shkarkimin e 4 deputetëve?

Gjekmarkaj: Unë edhe isha në dijeni edhe nuk isha në dijeni. Jam indiferent për këto që ndodhin në dy krahët e PD Zotin Ervin Salianji unë e kam mik, e kam shumë mik, në ccdo situate normale do kisha preferuar që ai të ishte kryetar i grupit parlamentar, do kisha preferuar të ishte kryetar grupi që para një viti, e mbështes, njeri që ka verb politik, ka intuite politike, ka instikt politik, ka forcë reagimi por qëndrimi im në këtë rast ka të bëjë me qëndrimet e mia te kahershme të mëparshme. Po të jetë puna për afeksione kam më shumë mik Salianjin se sa Alibeajn.

E ka Alibeaj mbështetjen e të gjithë deputetëve?

Ka një një mbështetje të caktuar.

Të mjaftueshme?

Nuk e di nëse është termi i duhur. Problemi në gjenezë nuk është të Alibeaj, Salianji apo Gjekmarkaj. Por te Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Salianji ka instikt politik dhe forcë reagimi”, Gjekmarkaj: Duhet të ishte kryetar i Grupit që para një viti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook