“Do jem në çdo skutë të Tiranës”, Belind Këlliçi denoncon gjendjen e rrugëve në kryeqytet: Një katrahurë ku miklohen paaftësia, korrupsioni dhe klientelizmi. Më 14 maj…

Kellici5

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për postin e kryebashkiakut të Tiranës nga opozita, ka denoncuar gjendjen e rrugëve në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkroi UKT në varësi të Bashkisë Tiranë “shqyen” rrugët dhe i le në mëshirë të fatit, një katrahurë ku sipas tij miklohen paaftësia, korrupsioni dhe klientelizmi.Postimi i plotë:

Po i dalin të gjitha të palarat.
Rruga “Todi Shkurti”.
Ç’ka thënë e ç’ka katranosur në 8 vjet.
UKT në varësi të Bashkisë Tiranë shqyen rrugët dhe i le në mëshirë të fatit. Kalojnë sipër betoniere, kamionë; çajnë rrugë, hapin kanale, shpërthen uji.
Një katrahurë ku miklohen paaftësia, korrupsioni dhe klientelizmi.
Ju kam thënë se do jem në çdo rrugë e skutë të Tiranës, kudo ku ju ka gënjyer sy për sy për punët publike.
Bashkë do e nxjerrim nga bashkia, për të gjitha mashtrimet që shpërndan në ekrane dhe rrjete sociale.
Ikën 8 vjet.

“Do jem në çdo skutë të Tiranës”, Belind Këlliçi denoncon gjendjen e rrugëve në kryeqytet: Një katrahurë ku miklohen paaftësia, korrupsioni dhe klientelizmi. Më 14 maj…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook