EMRAT/ Sherri në Kavajë, ndërrojnë jetë dy 43-vjeçarët, plagosën njëri-tjetrin me thikë dhe armë

Kavaje Vrasja 2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Kavajës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur.

Gazetari Igli Çelmeta bëri me dije për BalkanWeb se në një lokal të këtij qyteti, Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha alias Sali Rexha, po 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri Gosën.

Si pasojë e plagëve të rënda, ata kanë ndërruar të dy jetë në spital.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha alias Sali Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Sherri në Kavajë, ndërrojnë jetë dy 43-vjeçarët, plagosën njëri-tjetrin me thikë dhe armë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook