Formë e shkëlqyer me Barcelonën, rrëfehet sulmuesi i katalanasve: Tani po argëtohem, e mundim Bajernin

Mesfushori i Barcelonës, Osman Dembele, po kalon një formë të shkëlqyer me klubin e tij, duke qenë protagonist absolut në skuadrën e Ksavit. Sulmuesi francez ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Mundo Deportivo”, duke u shprehur i lumtur për rinovimin dhe për raportet e shkëlqyera me trajnerin Ksavi.

dembele 1

Si ka nisur sezoni për ju?

Shumë mirë dhe për këtë jam i lumtur. Në skuadër mbizotëron një klimë e shkëlqyer, jam i kënaqur me trajnerin dhe stafin. Tani po që po argëtohem me futbollin.

Duket sikur po përjetoni momentin më të mirë te Barça?

Pa diskutim që me ardhjen e trajnerit Ksavi për mua kanë qenë muajt më të mirë në Barcelonë. Edhe para tij kam pasur momente të mira, por me hope. Kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

Çfarë ju kërkon Ksavi në planin taktik?

Ai dëshiron që të hapemi shumë në krahë, të dalim sa më shumë një kundër një përballë kundërshtarit për të krijuar superioritet numerik. Për mua dhe lojtarët e tjerë të krahut në ekip, kjo është shumë pozitive.

Si shpjegohet që nuk keni më probleme me dëmtimet?

Kjo sepse ka pasur disa ndryshime në mënyrën e të punuarit, të stërviturit e të ushqyerit. Punoj shumë me fizioterapistët, si dhe me trajnerin tim personal. Çelësi qëndron te puna përtej stërvitjes rutinë. Nëse nuk punon në shtëpi është e sigurt se do të dëmtohesh, siç më ka ndodhur rregullisht mua.

Po të ushqyerit?

Edhe ai ka ndryshuar. Kemi një nutricionist që qëndron në klub dhe na ndihmon shumë. Pastaj duhet të ushqehemi të gjithë së bashku, në të kundërt gjobitemi.

A e shihni Barcelonën rivale për të fituar Ligën e Kampioneve?

Barça është gjithnjë mes favoritëve, bashkë me të mëdhenjtë e tjerë në Europë, Reali, Liverpuli… Duhet ta nisim këtë sezon fort në Champions, jo si sezonin e kaluar.

Po ju ka rënë një grup mjaft i fortë…

Po, është e vërtetë, por edhe nedo të jemi të fortë për rivalët tanë. Besoj se tifozët nëpër stadiumedo të argëtohen, sepse do të kemi përballje të mëdha. Ne shkojmëpër të fituar çdo ndeshje, kjo është e sigurt.

A ju frikëson Bajerni pas eksperiencave të fundit?

Nuk do të thosha frikë. Ne thjesht duam t’u kthejmë reston atyre.

Në sulm luajnë dy lojtarë tërinj, Rafinja dhe Levandovski. Çfarë marrëdhënieshkeni mes jush?

Raportet janë shumë të mira metë dy ata. Levën e njihja duke e parë shpesh edhe te Bajerni, por duke e pasur edhe si rival. Por edhe me Rafinjën shkojmë mjaft mirë. E njoh sepse ai ka luajtur për Rene, që është skuadra ime në Francë. Janë dy lojtarë shumëtë mirë që do të na ndihmojnë.

Është vërtetë aq i mirë sa duket Levandovski?

Natyrisht, është shumë i mirë, nee shohim çdo ditë në stërvitje. Është një person që punon shumë, i pëlqejnë shakatë me shokët e ekipit, bisedon me të gjithë. Mos harroni se ai ka një eksperiencë të pashoqe. Ai është një lider.

T’i kthehemi rinovimit, që erdhi pas shumë debatesh…

Unë ia kam bërë gjithnjë të qartë Ksavit se dëshiroja të qëndroja. Por pati dhe probleme, shumë gjëra u zvarritën, por për fat gjithçka u mbyll pozitivisht. Edhe agjentët e mi e kishin të qartë dëshirën time.

Por keni rinovuar vetëm për 2 vjet?

Nuk ka ndonjë problem. Rëndësi ka që ndihem mirë këtu me ekipin, me trajnerin.

Si e shpjegoni këtë raportine shkëlqyer me Ksavin?

Pak a shumë është një situatë e ngjashme me atë që kisha me Tomas Tuhelin te Dortmundi. Edhe me atë kisha një raport të shkëlqyer. Me Ksavin gjithçka shkon mirë. Mua më pëlqejnë trajnerët që i bien drejt. Ksavi më thotë të vërtetën në sy dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Arena e Lajmit


Formë e shkëlqyer me Barcelonën, rrëfehet sulmuesi i katalanasve: Tani po argëtohem, e mundim Bajernin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook