Ndeshja e sotme mes Interit dhe Bajernit shënon edhe herën e parë kur Kristjan Asllani provon emocionet e Ligës së Kampioneve, emocione të cilat ka dashur që t’i ndajë me tifozë me të vërtetë special.
Në tribunën e “San Siro” gjenden sot edhe familjarët e tij, të cilët kanë pozuar për një foto para duelit të rëndësishëm për djaloshin shqiptar i cili ka fatin që të provojë një nga turnetë më entuziazmues për klube në botë. Dy prindërit e tij si dhe vëllai, po ndjekin në tribunë këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Asllanin.
Një ndeshje e veçantë edhe për babain e Kristjan Asllanit, Gentianin, i cili njihet nga të gjithë si një tifoz milanist…
Arena e Lajmit