Inkriminimi në administratë/ Sulo për vjedhjen në shtëpinë e Alda Klosit: E pamundur të kryhet Vetting, politika që i punëson i merr në mbrojtje!

Emisioni Shenjester

Gazetari Arion Sulo i ftuar në emisionin “Në shënjestër” në News24 ka folur për vjedhjen në shtëpinë e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi, nga sanitarja e saj Rozeta Dobi dhe i biri i saj.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek inkriminimi i administratës, ndërsa u shpreh se Vettingu në administratë është e pamundur të kryhet, teksa ka shtuar se edhe Prokuroria është e kapur nga politika.

Sulo u shpreh se administrata është guri themel i çdo shteti, por theksoi se Shqipëria ka 32 vjet që nuk e ka plotësuar këtë kriteret, që është dhe kusht edhe nga BE.

Ai u shpreh se institucionet duhet të bëjnë kontroll në administratë, teksa ka shtuar se numri i punonjësve sa vjen e shtohet, sidomos gjatë fushatave zgjedhore, ku e ka lidhur me votat.

“Administrata është guri themel i çdo shteti. Nëse flasim për standardet, Shqipëria ka 32 vjet që e ka kriter të pa plotësuar dhe kusht nga BE. Zonja në fjalë e ka abuzimin e parashtruar në kontratë. Me shkallë, institucionet duhet të kishin atë të kontrollin, DAP-in që nuk funksionojnë. As auditi dhe drejtësia. Te KLSH-ja nuk kam besim fare dhe LKDPI- që nuk dihet se kush e drejton. Është bërë një sistem në administratës ka shkuar 182 mijë e më shumë, shërbimet onilne shtohet dhe administrata po ashtu. Sidomos kur janë zgjedhjet që shërbejnë për votat. Tani pyesim se si ka mundësi që këta që kanë siguruara votat po vjedhin. Nëse nuk e lëshon kryeministri nuk ka hetim, nëse e lëshon do ketë”, u shpreh Sulo.

Më tej gjatë bisedës në studio shtoi: Vetë politika i punëson, dhe vetë i merr në mbrojtje. Janë vota me gjak thonë ata. Është gjak i derdhur në mënyrë të paligjshme, por është derdhur, pra vjedhin për të ardhur dhe qëndruar në pushtet ka theksuar Sulo. “Fero kishte qenë komisionere e PS. Nuk ka Vetting që ajo nuk e kalon. Vettingu në administratë është. Ligjet i thyejnë këto rregulla sepse partia ka uzurpuar shtetin. Nuk pranon administrata Vetingg se i bie të heqë ata që e mbajnë në pushtet. I bie që ti zëvendësojnë të tjerë të pavarur. Në LKDPI-, për figurën është departamenti i Administratës Publike, dhe ai është në letra. Për 32 vite fenomenet në Shqipëri janë përsëritur, vetëm kanë ndryshuar përmasat. Politika i punëson, të merr në mbrojtje. Janë vota me gjak thonë ata. Është gjak i derdhur në mënyrë të paligjshme, por është derdhur. Vjedhin për të ardhur në pushtet dhe vjedhin për të qëndruar. Prokuroria nëse e cenon pushtetin, nuk bën gjë. Nëse Rama nuk cenohet, e lë. Kemi arritur në pikën se besojmë vetëm të SPAK se nuk është i zgjedhur nga politika. Këta e kanë kapur kaq shumë pushtetin, saqë është i pamundur”, tha ai.

Arena e Lajmit

Inkriminimi në administratë/ Sulo për vjedhjen në shtëpinë e Alda Klosit: E pamundur të kryhet Vetting, politika që i punëson i merr në mbrojtje!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook