Priyanka Chopra u bë nënë vitin e kaluar në moshën 39-vjeçare. Aktorja dhe bashkëshorti i saj, Nick Jonas mirëpritën në jetë vajzën Malti Marie përmes një nëne surrogate.
Në një intervistë të fundit, Priyanka zbuloi se ka ngrirë vezët e saj në fillim të të 30-tave me këshillën e nënës së saj, mjekes Madhu Chopra, e cila është gjinekologe.
Ajo tregoi se i kishte ngrirë vezët shumë kohë përpara se të takohej me Nick.
Priyanka dhe këngëtari u takuan në vitin 2018 dhe u martuan më vonë atë vit. Priyanka ishte 36 vjeç dhe Nick ishte 26 në atë kohë.
“E mora këtë vendim në fillim të të tridhjetave dhe mund të vazhdoja ambiciet e mia në karrierën si aktore. Gjithashtu, nuk e kisha takuar ende personin me të cilin doja të kisha fëmijë. Nëna ime që është gjinekologe thoshte do ‘thjesht bëje’,”- tregoi aktorja.
Priyanka zbuloi se si nëna e saj e bindi të ngrinte vezët e saj.
“Mamaja ime ma kishte thënë këtë dhe unë e bëra edhe për veten time. Unë u them të gjithë miqve të mi më të vegjël se ora biologjike është e vërtetë. Është shumë më e vështirë të mbetesh shtatzënë pas moshës 35-vjeçe.
Sidomos me gratë që kanë punuar gjithë jetën. Unë u them njerëzve që kurseni para për një makinë, bëjeni këtë, është dhurata më e mirë që do t’i bëni vetes sepse po merrni fuqinë e orës biologjike”, theksoi ajo.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”