Lana Del Rey i jep fund beqarisë? Ja kush është muzikanti që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares

Lana Del Rey është e fejuar me menaxherin e agjencisë së talenteve dhe muzikantin Evan Winiker sipas Billboard.

Këngëtarja e hitit ‘Young And Beautiful’, e cila së fundmi publikoi albumin e saj të nëntë e ka mbajtur marrëdhënien e saj me 40 vjeçarin tepër private, pasi dyshja janë parë vetëm disa herë bashkë në publik.

Romanca e 37 vjeçares me Winiker thuhet se filloi disa muaj më parë kur dyshja mori pjesë në Billboard Women In Music Awards.

Një muzikant vetë, Winiker është i afërt me shokun e tij të grupit Steel Train, Jack Antonoff, i cili shpesh bashkëpunon me Del Rey dhe së fundmi ka punuar në albumin e saj të ri Did You Knoë There’s a Tunnel Under Ocean Blvd. Këngëtarja e Summertime Sadness  kishte qenë e lidhur më parë me muzikantin Jack Donaghue, 33 vjeç, i cili është anëtar i grupit elektronik Salem.

Del Rey dhe Donaghue u përfol se ishin takuar që nga fillimi i vitit 2022, por ajo zgjodhi të mos fliste kurrë për të dhe koha e saktë e ndarjes së tyre mbetet e paqartë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Lana Del Rey i jep fund beqarisë? Ja kush është muzikanti që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook