Larg nga ç’ka jemi mësuar ta shikojmë, Angelina Jolie nis në karrierë të re. Aktorja sfidon veten në botën e modës!

Angelina Jolie është një ndër femrat më të suksesshme në “Hollywood”. Ajo është një aktore hollivudiane, regjisore e njohur filmash dhe aktiviste humanitare.

Dhe tani Angelina po sfidon veten në diçka krejtësisht të ndryshme – duke lançuar një markë veshjesh dhe bizhuterish. Ylli ‘Maleficent’ ka aplikuar për një markë globale për biznesin, të cilin e ka quajtur “Atelier Jolie”.

Një burim tha: “Angelina ka punuar në këtë projekt për më shumë se një vit dhe ajo shpreson që marka tregtare të miratohet në mënyrë që të mund të ecë përpara në sipërmarrjen e saj të re.

“Marka tregtare mbulon gjithçka, nga bizhuteritë e bëra me porosi deri tek veshjet e modës dhe rrobaqepësia. Ajo e preferon shumë modën e qëndrueshme dhe kjo është diçka ku marka do të ketë një fokus të madh. Plani është ende shumë në fillimet e tij, por puna po vazhdon.”

Përveç modës, marka përfshin gjëra shtëpiake dhe shërbime të tjera.

Angelina foli për rëndësinë e modës së qëndrueshme në intervistën e saj më të fundit me revistën Vogue, duke zbuluar se po përpiqej t’i bënte gjashtë fëmijët e saj të kuptonin rëndësinë e temës.

Ajo tha: “Unë investoj në pjesë cilësore dhe më pas i vesh ato deri në vdekje. Çizmet, një pallto e preferuar, një çantë e preferuar, nuk i ndërroj shpesh gjërat, e kupton?”

“Kjo është një nga gjërat e mia. Të shijosh pjesët e tua vintage, nëse i ke, dhe të rizbulosh disa dyqane vintage duket si pjesë e rrugës përpara.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Larg nga ç’ka jemi mësuar ta shikojmë, Angelina Jolie nis në karrierë të re. Aktorja sfidon veten në botën e modës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook