Një tjetër dëshmi zbardh detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi dje Kavajën, ku dy persona humbën jetën pasi qëlluan me armë dhe thikë njëri-tjetrin.
Një banor i lagjes ku ndodhi krimi rrëfeu për gazetaren e News24 Klodjana Haxhiaj se sherri mes Edmond Gosës dhe Altin Rexhës nisi për motive banale.
Mes të tjerash ai tha se Altin Rexha kishte qenë me vajzën e mitur kur kishte ndodhur vrasja.
“Nuk kanë probleme. Sherri ishte kot për një frazë; pse më sheh? Ai Altini ishte me fëmijën në dorë, kishte gocën përdore. Po bisedonin aty. Unë sapo ikja, por kur dëgjuam krisma. Njëri u godit me thikë, njëri me armë. 4 të shtëna me armë dëgjova.”, tha dëshmitari.
Arena e Lajmit