Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, gjykata kërkon informacion nga Interpoli për Gugalljan, Zoton dhe Mërtirin

640 0 1675327898xinceneratori I Elbasanit 906 712

Shtyhet procesi gjyqësor për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Shkak është bërë mungesa e njoftimit të Jonida Zeqos, person i akuzuar në cilësinë e ish-anëtares së Komisionit për dhënien e koncesionit si dhe mungesa e avokatit të Etleva Kondit dhe i kompanisë Albtek Energy, kjo e fundit në emër të Stela Gugalljas.

Ndërkohë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishin të pranishëm në seancë.
Sakaq, Gjykata tha se do të kërkonte informacion nga Interpol Tirana nëse është ekzekutuar masa për biznesmenët; Stela Gugalljan, Mirel Mertirin dhe Klodian Zoto.

Mësohet se seanca është shtyrë për në 7 prill.

Arena e Lajmit

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, gjykata kërkon informacion nga Interpoli për Gugalljan, Zoton dhe Mërtirin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook