Statistikat interesante të Inter-Bajern Mynih/ 18 vite pa humbje në debutim për bavarezët, zikaltërit për të thyer tabunë “Giuseppe Meazza”

Interi dhe Bajerni i Mynihut pritet të dhurojnë spektakël mbrëmjen e sotme, ashtu si kanë bërë sa herë që janë përballur.

INTER BAJERN

Edhe pse mes tyre janë takuar 7 herë në arenën europiane me 5 ndeshje të Champions-it dhe 2 të Kupës UEFA (sot Europa League), klubet kanë gjetur një baraspeshë të admirueshme që vetëm një barazim mund të vazhdojë ta mbajë të tillë.

Skuadrat kanë ndarë nga një fitore secila duke u ndalur vetëm një herë në barazim, dhe për ta bërë edhe më interesant këtë ekuilibër, është fakti që fitoret për secilën skuadër kanë ardhur në transfertë (një nga fitoret e Interit i takon finales së Madridit të fituar përballë bavarezëve 0-2).

Nuk janë këto të vetmet, pasi ndeshja dhe klubet rezervojnë një sërë kuriozitetesh interesante.

STATISTIKAT – Bajerni i Mynihut fiton prej 18 vitesh radhazi ndeshjen e parë të Champions League. Humbja e fundit e bavarezëve në ndeshjen hapëse të kompeticionit daton ne sezonin 2002-2003 kur mposhtej në shtëpi përballë Deportivo La Korunjës me shifrat 2-3. Bavarezët kanë shënuar 45 gola dhe kanë pësuar vetëm 2 në këto 18 sfida, madje në 9 të fundit golavarazhi shënon 27-0.

Vetëm një fitore ka arritur Interi të regjistrojë në 6 herët e fundit që e ka nisur sezonin e Champions League në shtëpi dhe bëhet fjalë për atë të mbërritur ndaj Totenhemit me shifrat 2-1 në 2018-2019.

Zikaltrit nuk fitojnë prej tri viteve radhazi ndeshjen e parë të fazës së grupeve duke gjetur dy barazime (ndaj Slavia Pragës dhe Borusia Mynshengladbahut) dhe një humbje (ndaj Real Madridit).

Në 10 ndeshjet e fundit të Interit kundër skuadrave gjermane në Champions League janë shënuar në total 39 gola (19 të zikaltërve dhe 20 të gjermanëve), me një mesatare prej 3.9 golash për ndeshje. Në tre ndeshjet e fundit të zikaltërve ndaj skuadrave gjermane, të dyja palët kanë shënuar të paktën dy gola për ndeshje.

Bavarezët janë të pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit kundër skuadrave italiane në këtë kompeticion (8 fitore, 2 barazime). Humbja e fundit është ajo që u kanë shkaktuar zikaltrit në mars të 2011-ës. Nga ana tjetër, Interi është skuadra e fundit italiane që ka mbajtur portën të paprekur ndaj Bajernit në Champions League (finalja e fituar 2-0).

Bajern Mynihu është skuadra e vetme që ka arritur të fitojë trofeun, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve mes 8 të tillave (Milan, PSG, Spartak Moska, Barcelona, Real Madrid, Ajaks, Liverpul).

Arena e Lajmit


Statistikat interesante të Inter-Bajern Mynih/ 18 vite pa humbje në debutim për bavarezët, zikaltërit për të thyer tabunë “Giuseppe Meazza”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook