U takuan për të sqaruar zënkën/ Dy viktimat e ngjarjes në Kavajë u konfliktin fizikisht para 3 ditësh, Rexha qëlloi disa herë me armë (Detaje)

Vrasja Ne Kavaje 1

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ditën e sotme ku dy 43-vjeçarë kanë vrarë njëri-tjetrin pasi janë konfliktuar në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar për Neës24 se shtetasit Armand Gosa dhe Sali Rexha janë konfliktuar para 3 ditësh për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku janë konfrontuar edhe fizikisht.

Ai zbuloi se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Rexhës i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Mësohet se të dy fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike e më pas te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Sakaq, ai zbuloi se të dy persona kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile, ku Gosa dyshohet se ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa sa i përket Rexhës ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

U takuan për të sqaruar zënkën/ Dy viktimat e ngjarjes në Kavajë u konfliktin fizikisht para 3 ditësh, Rexha qëlloi disa herë me armë (Detaje)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook