Pas daljes nga Big Brother VIP, moderatorja Kiara Tito është kthyer në fansen më të madhe të partnerit të saj, Luiz Ejllit i cili vazhdon garën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ditën e djeshme, Kiara ka surprizuar Luzin duke i dërguar një dron ku kishte vendosur foton e tyre nga dasma, me mbishkrimin “Të kam zemër! Të dua, Kiara!”
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Luizi është surprizuar shumë nga surpriza e partneres së tij, ku mund të shihet si një mesazh i koduar që ai mori lidhur me marrëdhënien e tyre.
Falë këtij mesazhi ai kuptoi se çdo gjë jashtë po shkon mirë dhe nëpërmjet kamerave i tha moderatores: O Kiara, o shpirt, o jetë!
Para eliminimit të moderatores, Luizi dhe Kiara kanë biseduar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.
Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën.
@artistikshqip♬ original sound – ArtistikShqip
“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nëse thua “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.”-i tha Luizi Kiarës.
Pas eleminimit nga loja, Kiara nuk vonoi as dhe të dërgojë mesazhin që Luizi kërkoi prej saj i cili mund të ndikojë në vendimin e tij për të vazhduar ose jo qëndrimin në shtëpi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”