“Zjarr” në stërvitje te Tirana. Zbret në fushë edhe Osmani, ka luftë për një vend në formacion

Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër Kastriotit, teksa dje bardheblutë kanë zbritur në fushë për të zhvilluar seancën e dytë stërvitore. Nën urdhrat e stafit teknik, aty u pa që edhe drejtori Tefik Osmani zbriti në fushë për të asistuar në disa ushtrime që lojtarët aplikuan.

tirana stervitje

Si gjithmonë, në pjesën e parë të seancës ishte përgatitësi atletik, Kosta Jani, ai që zhvillon nxehmjen e skuadrës. Ashtu si edhe ditën e hënë, programi i stërvitjes ishte me ngarkesë të lartë, por dje kjo ngarkesë u mor duke i alternuar ushtrimet edhe me topin, në formën e një cirkuiti. Në vijim, tekniku Shehi, i asistuar edhe nga Osmani, zhvilluan disa ushtrime ku baza ishte reagimi i shpejtë dhe situatat një kundër një.

Në përfundim, seanca u mbyll me lojë në një perimetër fushë shumë të vogël, ku lojtarët u “ngopën” me golat e shënuar. Ritmi ishte tepër i lartë, me një kohë pushimi të shkurtër, teksa u vu re një lojë e luftuar nga të gjithë lojtarët, çka tregon se konkurrenca në skuadër për një vend titullari, është në rritje. Duke nisur nga dita e sotme e në vijim, trajneri durrsak pritet që të mendojë edhe formacionin që do të hidhet në fushë ndaj Kastriotit.

GRUPI – Përveç Huseinit, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e djeshme, i veçuar u stërvit edhe Nikqi me Bruno Lulajn. Ky i fundit u bashkua me grupin vetëm në lojërat të cilat u zhvilluan në fundin e stërvitjes, ndërsa pjesën e parë zhvilloi vetëm ushtrime individuale dhe vrapime të lehta. Pjesa tjetër e grupit kanë përfunduar seancën stërvitore pa pasur asnjë shqetësim.

Arena e Lajmit


“Zjarr” në stërvitje te Tirana. Zbret në fushë edhe Osmani, ka luftë për një vend në formacion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook