Analiza e humbjes/ Bylisi, ja çfarë kërkon trajneri Bellai nga lojtarët

Nga Partizani në stërvitje, Bylisi nuk njeh pushime. Mallakastriotët, edhe pse luajtën të dielën ndaj të kuqve, të hënën dolën në fushën e stërvitjes nën drejtimin e trajnerit Arjan Bellai dhe stafit të tij në kompleksin “Bylis”. Skuadra tashmë është e fokusuar te sfida me Laçin.

bYLIS

Pas javës së tretë gara hyn në faza interesante, ndërsa Bylisi duket se për takimin e dytë në transfertë këtë sezon do të jetë më i plotë. Trajneri Bellai dhe ndihmësit e tij kanë kërkuar në analizë që skuadra të jetë më konstante dhe të vlerësojë çdo moment, duke evituar edhe rastin, siç ndodhi me Partizanin, pasi Superiorja është tjetër gjë. Trajneri Bellai pritet që ta ketë më të plotë grupin për javën e katërt.

Braziliani Eskuerdinja, i cili debutoi vetëm në minutat e fundit në Durrës dhe nuk luajti ndaj Partizani, tashmë është në formë optimale, ashtu sikurse pritet të jenë gati edhe Atshimene në sulm dhe mbrojtësi Karakamishev, një lojtar shtatlartë, që vjen nga futbolli maqedonas. Ballshiotët tashmë kanë një mbrojtje shtatlartë, ku treshja e qendrës me Damçevskin, Jankun apo dhe afrimin e fundit, sigurisht që kanë rritur konkurrencën dhe cilësinë në prapavijë.

Mbrojtja është një repart që është konsoliduar dukshëm. Por edhe mesfusha dhe sulmi i Bylisit kanë cilësi e konkurrencë, ku ka shumë djem të rinj që janë duke u rritur dhe po luajnë në Superiore, si Maçolli, Ruçi apo dhe Qoshku i afruar në verë, si dhe Abazaj, Fall dhe Kamara. Transferta e Laçit është një provë force për Bylisin, por pozitiv është fakti se ballshiotët shkojnë të plotë në këtë takim.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Analiza e humbjes/ Bylisi, ja çfarë kërkon trajneri Bellai nga lojtarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook