Familjet prej kohësh në konflikt për pronën/ 60-vjeçarja e plagosur motra e Kastriot Hasallës, dy vite më parë vrau kushëririn (VIDEO)

Lushnje

Këtë të enjte Bajame Seneja 60-vjeç u plagos në këmbë me armë zjarri nga një automjet në ecje.

Gazetari Ervis Kuçi tha për “BalkanWeb” se autori i Armand Hasalla është shpallur në kërkim nga policia. Bajame Seneja bëhet me dije se është motra e Kastriot Hasallës, autorit të ngjarjes së dy viteve më parë ndodhur në këtë zonë mbeti i vrarë Romeo Hasalla.

“Autori është identifikuar dhe është Armand Hasalla dhe është larguar pas ngjarjes. Mësohet se Bajame Seneja është motra e Kastriot Hasallës autorit të ngjarjes së dy viteve më parë ndodhur në këtë zonë ku ka mbetur i vrarë Romeo Hasalla. Bajame Seneja, 60-vjeç së bashku me nipin e saj ka qenë pranë gjykatës ku edhe është dhënë dënimi për Kastriot Hasallën. Teksa po ktheheshin janë qëlluar. Postblloqe të shumtë policie janë ngritur për kapjen e autorit”, raportoi gazetari.

Por ngjarja e rëndë e ka zanafillën dy vite më parë, për një truall në fshatin Garunjas.

Në atë kohë si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur Romeo Hasalla, dhe u plagosën babai i tij Shaiup Hasalla dhe dy vëllezërit e tjerë Emiljano dhe Laert Hasalla.

Si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë rezultoi Kastriot Hasalla.

Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes, duke pranuar autorësinë për vrasjen e Romeo Hasallës dhe plagosjen e Shuaip, Laert dhe Emiljano Hasallës.

Familjet prej kohësh në konflikt për pronën/ 60-vjeçarja e plagosur motra e Kastriot Hasallës, dy vite më parë vrau kushëririn (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook