Fund dramatik me 3 gola të shënuar në minutat shtesë, sfida Atletiko Madrid-Porto si “deja vu”/ Futet në historinë e Champions-it

Dueli mes Atletiko Madridit dhe Portos, rezervoi një fund dramatik, teksa u shënuan plot 3 gola në minutat shtesë. Deri në minutën e 90-të, sfidat ishte në barazim pa gola! Hermoso hapi serinë e golave në minutën e 91-të, teksa Uribe barazoi shifrat në minutën e 96-të, për golin e fitores mendoi Grizman në minutën e 101, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Atletikos dhe jo vetëm.

GRIZMAN

Dueli i mbrëmjes së sotme, u fut në historinë e Champions-it, teksa është ndeshja e dytë në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube që shënohen 3 gola në minutat shtesë. E besoni apo jo ndeshja tjetër ku janë shënuar 3 gola në shtesë ka qenë Porto-Atletiko Madrid në dhjetor të vitit të kaluar. Pra kemi të bëjmë me një “deja vu”.

Arena e Lajmit

 


Fund dramatik me 3 gola të shënuar në minutat shtesë, sfida Atletiko Madrid-Porto si “deja vu”/ Futet në historinë e Champions-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook