Kur do ta nisni revolucionin? Berisha: Shumë shpejt, shoqëria shqiptare po zien. Rama po bën gjithçka për…

Albania Berisha Protest Feb 2004

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se revolucioni i paralajmëruar nga opozita do të nisë shumë shpejt.

Duke iu përgjigjur interesimit të News 24, ai tha se shoqëria shqiptare po zien teksa akuzoi kryeministrin Rama se po bën përpjekje për të mbajtur peng vendimin e gjykatës për regjistrimin e PD-së.

Ambasadorja Kim deklaroi se PD nuk duhet të lejojë që të zvarritet në të shkuarën dhe të shohë drejt të ardhmes. A ishte mesazh ndaj jush që nëse vijoni ta drejtoni PD kjo forcë politike nuk do të vijë në Qeveri?

Në fakt, asgjë nuk i pengoi demokratët që të zgjedhin udhëheqjen e tyre. Asgjë nuk mashtroi dot demokratët, asnjë kërcënim nga askush nuk i bindi ata që tërhiqen nga rruga e rithemelimit të një opozite të vërtetë. Demokratët, e them këtu me siguri të plotë, janë dhe mbeten njerëz të idealeve demokratike dhe pro-perëndimore. Por ata kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga persona që u tregojnë barin me formulat staliniste të Enver Hoxhës. Aq më tepër nga diplomatë që kanë dëmtuar shumë rëndë me qëndrimet e tyre, reputacionin e vendit të tyre te shqiptarët. Me këtë rast, demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e George Soros, e cila nuk njeh parime, nuk njeh vlera dhe as interesa amerikane. Kjo mafie, siç është një rrezik i vërtetë për demokracinë shqiptare, fatmirësisht sot, del gjithnjë e më e qartë se është një rrezik për demokracinë amerikane. Nuk kam ndërmend të komentoj më gjatë për një njeri, që ka dëmtuar me qëndrimet e saj, reputacionin e vendit të vet në Shqipëri. Dhe, për ta mbyllur, një njeri që u bë protagoniste kryesore e asaj që quhet ‘ëoke culture’. Kjo është kultura që neverisin më së shumti shqiptarët se çdo kulturë tjetër. E neverisin sepse kanë vuajtur më shumë se të tjerët. 45 vite kanë qenë falsifikim dhe mashtrim i historisë. Kështu që shqiptarët e kapin në ajër, tendencën më të vogël të mashtrimit dhe falsifikimit. Mbyllni sytë dhe kujtoni se çfarë u bë në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes vendeve tona, se si u përdor teknika e amputimit për t’i mbyllur ato në vitin 1991.

Keni premtuar revolucion dhe protesta. Vjeshta iku, dimri po kalon. Kur do nisë revolucioni?

Unë jam i sigurt që do fillojë në një hark të shkurtër, përgatitjet po bëhen. Shoqëria shqiptare po zien. Përpjekja e tij antikushtetuese, antidemokratike duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, mos lejimin e regjistrimit të vendimit në regjistër është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur. Jemi të gatshëm më shumë se kurrë për ti dhënë përgjigjen që meriton. Ne ekzistojmë në përputhje me ligjet. Kemi një vendim gjykate, të cilin nuk mund ta ndalojë kurrë kush të regjistrohet përveç Ramës, i cili është një bastard i xhelatëve të tij. Sot ky mendon se mund të ekzekutojë pluralizmin.

Do mbani përgjegjësi për zgjedhjet e 14 majit, apo në 15 maj do thoni “fajin e ka kundërshtari”?

Kundërshtari po bën gjithçka për të vjedhur zgjedhjet. Mund të them se i gjithë buxheti po shpërndahet i gjithi për zgjedhje. Ka një bashki ku kryetari i bashkisë ka fituar 30 milionë euro tendera për të blerë votat. Po ndjekim gjithçka. Ju e morët vesh vendimin, grupi kriminal Edi Rama, Ulsi Manja, Qefalia etj me radhë i shpëtuan burgut. Asnjë hetim.

Po punësohen demokratë për vota…
Është e vërtetë kjo që po ndodh që po punësojnë masivisht për vota, por unë kam besim se çdo shqiptar e ka të qartë se shitja e votës përbën një akt destabilizues për vendin. Nuk them se kanë firmosur për të shitur votën, por shitja e votës është një akt shumë i dënueshëm. Kam besim se demokratët nuk do mashtrohen, por do flasin në përputhje me idealet e tyre, me votë.

Hetime pasurore për ju dhe z. Meta?
Kam qenë dhe do të jem gjithmonë i hapur për çdo lloj hetimi mbi tokë. jam fatmirësisht i vetmi ndofta që iu nënshtrova një hetimi intensiv ndërkombëtar nga agjencitë më të fuqishme të planetit dhe doli ajo që thashë. Dhe 100 vite nuk do gjejnë gjë kundër meje.

Kur do ta nisni revolucionin? Berisha: Shumë shpejt, shoqëria shqiptare po zien. Rama po bën gjithçka për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook