Rikthimi i basteve/ Presidenti i KOKSH: Ato nuk i mbylli as Enver Hoxha. Po luhet më shumë se më parë

Ish-deputeti i PS-së dhe aktualisht presidenti i KOKSH, Fidel Ylli tha se bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha. Një nga iniciuesit për rikthimin e  tyre tha në “Open” në News24 se bastet online po luhen më shumë se më parë dhe se me rikthimin synohet kontrolli i tyre nga shteti, jo privati.

bastet-620x440

Ylli solli shembuj, duke thene se “baste ka në Francë, Gjermani, Angli, Suedi, Finlandë, në të gjithë vendet që janë pjesë e Europës”.

“Që u mbyllën bënë mirë që u mbyllën, unë e kam votuar me dy duart. Zbrisje poshtë lokalit dhe kishte 15 lokale bastesh. Qeverisë i kishte ikur nga kontrolli situata. Luhet më shumë online se më parë. Unë vetë nuk luaj.

Të kontrollon sistemi. Sot luajnë me 20-30 mln në javë. Si është më mirë që këto para, para të pista, droge, krimi, i marrin i çojnë në Malajzi, 400 mln lekë i ikin shtetit shqiptar.

Kontrabanda është në të gjithë vendet e botës, mund të hapësh llogari fiktive, por ti mund të luash me 2-3-5 dollarë. Këto janë dëgjesa publike që ta informojmë opinionin publik pse i kërkon qeveria këto.

Bastet nuk i mbylli Enver Hoxha. Ne themi t’i kontrollojë shteti, jo privati dhe këto para t’ia japë rinisë, sportit që të kemi mundësi të mos luajnë fëmijët se do vërë kartën e identitetit, të mos luhen miliona para të pista.

Ai fund duhet të mbaronte se ishte një shpifësirë e madhe. Nuk do jenë më bastet nëpër sallone, ti do kontrollohesh se celulari jot ka lënë gjurmë dhe krimi ekonomik vjen nesër, ti ku i gjete lekët që po i vë bast. Unë po të tregoj ligjet europiane. Qeveria italiane nuk është e marrë. Bastet u mbyllën me sallone që rrinin me orë të tëra. Kontrabandën nuk e zhdukim dot se ka dhe kontrabandë nafte dhe cigaresh. Po them pse qeveria ma lejon një paketë që thotë të vret, që dëmton jetën e njerëzve. Pse alkooli që është haram lejohet. Janë fenomene që janë kontrolluar që në kohët e lashtësisë. Mos të luajnë njerëz që janë nën 18 vjeç dhe me shuma të mëdha parash”, deklaroi Ylli.


Rikthimi i basteve/ Presidenti i KOKSH: Ato nuk i mbylli as Enver Hoxha. Po luhet më shumë se më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook