Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar sërish situatën në QSUT, ku mungon shërbimi i urgjencës kirurgjikale.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se sistemi mjekësor është i vendosur kokëposhtë, teksa e ka argumentuar se përjashtimi i shërbimit të urgjencës kirurgjikale është dëmtim i madh dhe ul rolin e saj dhe se pacientët po drejtohen në privat për të marrë shërbim.
Më tej ka shtuar se shërbimi për këtë fushë mund të merret vetëm te Spitali i Traumës dhe ai i Shefqet Ndroqit, ndërkohë që shërbimi duhet të merret në të treja qendrat.
Postimi i plotë:
Shendetesia „kokeposhte“ e Rilindjes!
Nuk mjafton varferia, mungesat….
Por dhe ajo cfare permban sistemi yne shendetesor publik vendoset “kokeposhte”!
QSUT vazhdon te perjashtohet nga sherbimi i urgjences kirurgjikale!
Kjo perballohet vetem nga Spitali i Traumes dhe ai „Shefqet Ndroqi“, sipas diteve!
Gabim fatal ky, qe flet per keq menaxhimin e sistemit shendetesor sepse:
1-QSUT eshte qendra me e madhe mjekesore, universitare si per studentet ashtu dhe per specializantet, shkencore e rezatuese per vendin.
Ta perjashtosh ate nga sherbimi i urgjences kirurgjikale, eshte ta demtosh rende ne keto funksione, ta dekualifikosh e ulesh rolin e saj.
2-Keshtu cenohet jo vetem cilesia e ndihmes kirurgjikale urgjente e aksesi i qytetareve per ate, por demtohet dhe niveli i kirurgjise se “ftohte”.
3-Kjo do te thote te mbledhesh urgjencen ne dy institucione te tjera, pa kapacitetet e QSUT.
4-Qe kryejne dhe aktivitete te tjera shume te rendesishme, Spitali Traumes, traumen kombetare, qe po e asfikson; ai “Shefqet Ndroqi”, kirurgjine pulmonare.
Kur do te duhej qe:
–Te tilla vendime pa vizion, centraliste, larg konceptit te autonomise spitalore, demtuese te cilesise se mjekesise publike, jo vetem qe behen pengese e zhvillimit…
–Por dhe cojne pacientin drejt spitaleve private, duke paguar nga „xhepi“.
Ky eshte nje nga „objektivat“ e ketyre “strategjive”:
Atrofizimi i mjekesise publike!
Dhe pastaj Rilindja flet per „mjekesi falas”!
Arena e Lajmit