Atletiko Madrid ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me kuptimin e plotë të fjalës ndaj Portos në Ligën e Kampioneve, pasi ka mundur në shtëpi portugezët me shifrat 2-1.
Suksesi erdhi vetëm në shtesën e sfidës, ku u shënuan të tre golat në situata që përmbysnin njëra-tjetrën. Hermoso i dha avantazhin madrilenëve në minutën e 92-të, por ishte pikërisht ai i cili pak çaste më vonë shkaktoi penalltinë nga e cila erdhi goli i barazimit i Uribe. Por në minutën e 101-të të takimit, ishte Grizman ai i cili vulosi sfidën me gjuajtjen e tij me kokë, duke i dhënë tre pikët e para skuadrës së Simeones në Grupin B
Në ndeshjen tjetër të grupit, Klub Bryzh ka bërë surprizën teksa ka mundur me shifrat 1-0 Bajer Leverkusenin.
REZULTATET
ATLETIKO MADRID – PORTO 2-1
90’+2′ Hermoso, 90’+11′ Grizman / 90’+6′ Uribe
KLUB BRYZH – BAJER LEVERKUSEN 1-0
42′ Sylla
FORMACIONET ZYRTARE:
ATLETIKO MADRID – PORTO
KLUB BRYZH – BAJER LEVERKUSEN
Arena e Lajmit