Analiza e Kategorisë Superiore/ Ja si mbrojnë skuadrat dhe Vllaznia si dominuese në qarkullimin e topit

Pas vetëm tre javësh është akoma shpejt për të kuptuar trendin e sezonit, edhe se një ndjesi e parë mund të krijohet.

TIRANA VLLAZNIA 1

Skuadrat deri më tani kanë treguar filozofinë e tyre të lojës dhe ndeshjet e ardhshme do të ndihmojnë këdo për të kuptuar nëse ҫdo skuadër do ti qëndrojë besnik të njëjtit stil loje.

Në statistikat e nxjerra nga analizat e ndeshjeve ka pasur elementë interesantë, mbi të gjitha në mënyrën sesi mbrojnë skuadrat.

Këto dy klasifikime të listuara në tabelën e mësipërme shpjegojnë sesi mbrojnë skuadrat, nëse synojnë më shumë rikuperimin (më saktë mbi pozicionimin e lojtarëve pa top në fushë) ose kërkojnë duelin apo përplasjen me kundërshtarin.

Për të konfirmuar këto dy statistika ka edhe dy të dhëna të tjera shumë interesante: Vllaznia është skuadra që bën më pak aksione mbrojtëse sepse është skuadra që ka mesataren më të lartë në të gjithë kampionatin për mbajtjen e topit (58%) dhe kështu që është më pak e rrezikuar dhe më pak në kërkim të rikuperimit.

Egnatia, përveҫ se është një skuadër që shkon shumë ke përplasjet, është e dyta në renditjen e kampionatit për faulla në këtë fillim sezoni, me një mesatare prej 15,68 faulla për ndeshje, mbrapa Erzenit me 18,8 faulla për ndeshje.

Arena e Lajmit


Analiza e Kategorisë Superiore/ Ja si mbrojnë skuadrat dhe Vllaznia si dominuese në qarkullimin e topit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook