Xhorxho Kielini ka qenë i ftuari special i një platforme amerikane për të komentuar paraqitjen e Ligës së Kampioneve mes Salcburgut dhe Milanit. Mbrojtësi i Los Anxheles Galaksi i ka thurur elozhe bashkëkombësve kuqezi, duke u ndalur veçanërisht te tre futbollistë.
“Pasi një skuadër fiton titullin në kampionat, ka dy rrugë. O ndihet e ngopur dhe shpërqendrohet, ose zeron gjithçka dhe nis rrugëtimin nga e para për të fituar përsëri. Sipas mendimit tim, Milani po vazhdon të rritet. Ka tre lojtarë të një niveli tjetër, si Leao, Teo dhe Menja. Pastaj ka të tjerë që po rriten sa Kalulu, Tomori dhe Tonali.
Jam kureshtar të shoh se çfarë do të bëjnë në Champions”, ka deklaruar Xhorxho Kelini në analizën e tij të kampionëve të Italisë.
Arena e Lajmit