“Leje ndërtimi pa kriter”, denoncimi i PD: Investimi 2 mln në Kodër-Currila i dështuar, nxori zbuluar aferën korruptive!

31773991 138a 41b9 Beba Ce210142a372

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj në një deklaratë për mediat nga Currilat në Durrës, ka folur për aferën korruptive në realizimin e punëve publike.

Hysaj tha se investimi 2 mln dollarësh në Kodër-Currila është i dështuar.

Deklarata e PD:

Ndërkohë që Kodra e Currilave vazhdon të degradojë sa herë që ka reshje shiu, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë investimet sipërfaqësore të qeverisë dhe abuzimet që janë bërë dhe bëhen me qytetin e Durrësit.

Tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi  aferën korruptive në  Prill 2015, ku vetem, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Korea se Currilave.

Premtimet se investimi në këtë zonë do të eleminonte për një kohë të gjatë problemet në te po e tregojnë vit pas viti që nga 2015, që janë premtime boshe dhe abuzive.

Disa nga pikëpyetjet per kete projekt:

Ky  Investim i dështuar 2 milion dollarësh në Kodër-Currila tregon qarte  se fsheh aferën korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës.

Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale  nga Prokuroria e Durrësit apo  të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit, Bashkia Durrës.

“Leje ndërtimi pa kriter”, denoncimi i PD: Investimi 2 mln në Kodër-Currila i dështuar, nxori zbuluar aferën korruptive!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook