Bajerni i Mynihut e ka thelluar golavarazhin e tij në ndeshjet hapëse të këtyre 19 viteve që nuk ka humbur në 47-2. Në 10 sfidat e fundit, përfshirë atë të mbrëmshmen, bavarezët kanë shënuar 29 gola pa pësuar asnjë.
– Interi ka humbur dy ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet për herën e dytë në epokën e Iznagit, pas atyre të humbura ndaj Liverpulit e Sasuolos sezonin e shkuar.
– Bajerni i Mynihut i ka fituar të katërta ndeshjet e luajtura në “San Siro” në kompeticionet europiane, në të cilat ka pësuar vetëm një gol.
– Interi ka humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi në Champions League për herë të parë që nga 2011. Atëherë humbiste tri radhazi përfshirë edhe një kundër Bajernit.
– Interi ka humbur 7 prej 8 ndeshjeve të fundit debutuese në Champions League.
– Vetëm Roi Makai (10 ndeshje) dhe Robert Levandovski (16 ndeshje) kanë arritur numër dyshifror golash në Champions League me fanellën e bavarezëve, në më pak prezenca se Leroi Sane (19 ndeshje).
-Danilo D’Ambrozio është lojtari i gjashtë i Interit që regjistron një autogol në Champions Legaue. I fundit ishte Ashraf Hakimi kundër Real Madridit në nëntor 2020.
Arena e Lajmit