“Akuza për zyrtarin e FBI lidhen me paratë që dha Rama”, Berisha: Nëse SPAK s’heton, do të kërkojmë Komision Hetimor Parlamentar

Whatsapp Image 2023 01 24 At 12.48.09

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se do të kërkonte krijimin e një Komisioni Hetimor për atë që e cilëson si aferë mafioze pas arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Berisha tha se akuza për zyrtarin e FBI lidhen me paratë që i dha Rama.

“Por, ajo që PD do merret, lidhet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme. Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh. SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij. Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë. Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse.

Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kryeministri i tyre është në hetim të përgjithshëm nga jo një, por disa vende. Do krijoj komision, për të zbërthyer një më një të gjitha lidhjet agjenturore të çdo lloj që ekziston. Ai është zyrtari më i lartë i FBI që arrestohet. Dhe Rama krenohej me të. Akuza lidhet direkt me Edi Ramën me pagesat që i janë bërë atij. Ai ka qenë në detyrë kur ka marrë paratë e Ramës. Ka qenë në detyrë. Imagjinoni ju se çka bërë dhe çka bën ky, se ça llumi përdor ky për interesa të pushtetit të tij.”, tha Berisha.

“Akuza për zyrtarin e FBI lidhen me paratë që dha Rama”, Berisha: Nëse SPAK s’heton, do të kërkojmë Komision Hetimor Parlamentar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook