Asfaltuan Liverpulin në Champions, Spaleti: Të mos flasim për leksion, do ishte arrogancë

As Luçiano Spaleti nuk do t’i kishte besuar një rezultati të tillë në një mbrëmje perfekte kundër Liverpulit në “Maradona”. “Jemi të gëzuar, sepse ishim versioni më i mirë i vetes kundër një skuadre të madhe”, tha tekniku italian pas triumfit 4-1.

Spaleti

“Luajtëm 95 minuta me personalitet. Por le të mos flasim për leksione futbolli dhe të mos tregohemi arrogantë. Nuk më vjen keq që jam me patericë, sepse nuk do të kisha festuar më shumë.

Kur luan ndaj këtyre skuadrave mjafton një detaj dhe ndryshon psikologjia e ndeshjes, duke u bërë më e vështirë. Është një rezultat i rëndësishëm dhe, nëse ia merr një skuadre që quhet Liverpul, është një rezultat që bën pak zhurmë”, shtoi tekniku i Napolit.

Arena e Lajmit


Asfaltuan Liverpulin në Champions, Spaleti: Të mos flasim për leksion, do ishte arrogancë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook