Audio-përgjimi i 21 janarit/ Eksperti i sigurisë dënon përdorimin e armëve në protestë: E gabuar! Turmat ishin të paarmatosura

Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka folur në lidhje me audio-përgjimet e fundit të publikuara nga komunikimet e gardës gjatë ditës së 21 janarit të vitit 2011, teksa është shprehur se armët e zjarrit nuk duhet të përdoren, sidomos kur turma është pa armatosur.

Eksperti dha detaje se kur përdoren armët, ku dhe si, duke theksuar se i vetmi moment që ato duhet të përdoren është kur institucion i Kryeministrisë është në rrezik. Po ashtu, Softa ka shpjeguar tremat e përdoru në audio-përgjim, si zjarr luftarak, e shtëna në trup etj.

“Kryeministria është një objekt i veçantë që mbrohet nga Garda e Republikës. Këta ruhen në bazë të ligjit. Lidhur me armët, ka një ligj që tregon se kur përdoren dhe ku jo. Apo dhe si. I vetmi moment që mund të përdoret është kur ka rrezik.

E shtëna në trup, duhet verifikuar, do të thitë plagosje. Ligji thotë se kur nuk e ndalon dot kur është i dhunshëm, fillimisht qëllohet në ajër dhe pastaj në trup, në këmbë, krahë, pra për plagosje. Nuk mund ta qëllosh ën rrugë por brenda një territori.

Dera ka qenë e hapur, nuk ka pasur rrezikshmëri për ata që kanë hyrë. Përdorimi i armëve në ato momente dhe në atë vend është i gabuar. Hetimi duhet të bëjë këqyrjen dhe duhet të këtë priva. Duhet gjykuar përmes provave dhe jo pamjeve.

Zjarr luftarak, nuk do të thotë të marrësh kallashnikovin dhe të hapësh zjarr. Me të kaluar gardhin e telave, do të thotë që kalohet vija e zjarrit dhe përdoret. Armët nuk duhen përdorure sidomos kur turma është e pa armatosur”, tha Softa.

Arena e Lajmit

Audio-përgjimi i 21 janarit/ Eksperti i sigurisë dënon përdorimin e armëve në protestë: E gabuar! Turmat ishin të paarmatosura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook