Audiopërgjimet për 21 Janarin, Meta: Një shashkë për të shmangur vëmendjen nga inceneratorët! Xhaçka duhet të ishte dorëhequr

Ilir Meta 4

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet lidhur me audiopërgjimin e publikuar për 21 janarin.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se është thjesht një shashkë për të shmangur vëmendjen nga inceneratorët.

“Kjo është  një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera  inceneratorëve. këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Edi Ramës  siç është edhe ajo për landfilllin e Sharrës. Ata të hetojnë edhe para 12, por shqiptarët nuk janë budallenj po e shohin se si po rripen nga regjimi i Ramës dhe mezi po  presin 14 majin për të vendosur dhe për të vendosur demokracinë dhe llogaridhënien në nivel kombëtar”, tha Meta.

Mandati i deputetes Olta Xhaçka?

Meta: Mendoj se do të kishte qenë më mirë që të kishte dhënë vetë dorëheqjen.

Arena e Lajmit

Audiopërgjimet për 21 Janarin, Meta: Një shashkë për të shmangur vëmendjen nga inceneratorët! Xhaçka duhet të ishte dorëhequr

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook