Jeta private e Tomas Tuhelit ka qenë një temë e nxehtë në dhomën e zhveshjes së Çelsit në ditët e fundit të karrierës së tij në “Stamford Bridge”. Lojtarët e Çelsit kanë diskutuar martesën e dështuar të trajnerit gjerman dhe marrëdhënien me të dashurën e tij të re.
Sipas “The Independent”, jeta private e 49-vjeçarit ka qenë objekt thashethemesh mes lojtarëve, ndërsa gazeta pretendon se lojtarët kishin humbur besimin te trajneri i tyre për shkak të sjelljes së tij të çuditshme. Në prill 2022, Tuhel dhe gruaja e tij Sisi njoftuan se do të divorcoheshin pas 13 viteve martesë.
Në maj u divorcuan zyrtarisht, ndërsa nuk kaloi shumë kohë kur Tuhel u fotografua me të dashurën e tij të re, Natali Maks. Ata u fotografuan në intimitet gjatë pushimeve në Sardenjë më 28 korrik. Marrëdhënia e tij me gruan braziliane shumë vite më të re mendohet se ka qenë arsyeja përse ai është bërë objekt thashethemesh mes lojtarëve.
Arena e Lajmit