Është ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar, Vladimir Bregu.
Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë.
Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.
Një reagim ka ardhur dhe nga prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili shkruan:
“Eshte ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu. Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë. Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.
Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre! Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!”
Arena e Lajmit