Qeveria bllokon aktivitetin e “Air Albania”-s, mister situata me FSHF-në

Qendra Kombëtare e Biznesit ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Ndërkohë, një tjetër mister mbetet situata me detyrimet e kompanisë në fjalë në lidhje me emrin e stadiumit. Akoma nuk është bërë e ditur nga ana e FSHF-së nëse kompania “Air Albania” ka shlyer detyrimet që i takojnë për emrin e stadiumit.

Air-Albania

“Panorama Sport” ka kërkuar informacion në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe deri tani nuk është dhënë asnjë përgjigje, duke e lënë këtë pjesë një mister.

Në vitin 2019, për impiantin e sapondërtuar, FSHF-ja vendosi të pranojë ofertën e kompanisë ajrore, e cila fitoi garën me kompanitë e tjera që ishin në garë, për të vendosur emrin e saj në fasadën e stadiumit të ri me një kontratë 5- vjeçare, ku federata do të përfitojë në total një shifër prej 3.2 milionë eurosh. Aktualisht status i kompanisë është i pezulluar dhe nuk dihet nëse pagesat për emrin e stadiumit janë bërë, për të respektuar kontratën e nënshkruar.

PEZULLIMI- Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar që nga data 1 shtator. Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues” parashikon që të gjitha subjektet raportuese të regjistruara në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Afati fillestar ishte data 30.6.2021, por që më pas u shty deri në 30 qershor të këtij viti për shkak të problemeve që u hasën me zbatimin e tij.

Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 mijë lekë. “Air Albania” u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, në fund të vitit 2021, “Air Albania” zinte rreth 12% të tregut të fluturimeve sipas numrit të pasagjerëve.

Arena e Lajmit


Qeveria bllokon aktivitetin e “Air Albania”-s, mister situata me FSHF-në

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook