SONDAZHI/ Cila skuadër shqiptare bëri merkaton më të mirë? Ja si votuan lexuesit e “Panorama Sport”

Merkato e Kategorisë Superiore është mbyllur dhe tashmë është kohe bilancesh për klubet, të cilat presin të marrin në fushën e lojës përgjigjen për investimet që kanë kryer në formatimin e skuadrave për sezonin. Por cila prej skuadrave ka bërë ndërhyrjet më të mira në merkato?

transferime

Kësaj pyetje i kanë kthyer përgjigje lexuesit e “Panorama Sport”, sipas të cilëve, Vllaznia është klubi që ka bërë lëvizjet më të mira gjatë kësaj vere duke përforcuar radhët e saj. Afrimet e Boshnjakut, Vulajt dhe Malës si dhe kthimet e Markut, Shehit e Kainës, kanë bërë që shkodranët të jenë preferenca e parë mes 1101 votuesish në sondazh, duke siguruar 20,35% të votave.

Pas krahëve të tyre renditet Partizani, i cili ka marrë 18, 17% të votave duke lënë pas Tiranën me 14,8%. Kampionët kanë regjistruar një diferencë shumë të vogël në votim me Kukësin e vendit të katërt, që regjistron 14,62% të votave të hedhura nga lexuesit e “Panorama Sport”.

merkato

Tani këta të fundit mund të marrin pjesë në sondazhin e radhës, që i kushtohet ndihmës që qeveria shqiptare i ka dhënë sportit në vend në dekadën e fundit., Mund të votohet në dritaren më poshtë ose në rubrikën e sondazheve në portalin e “Panorama Sport”.

Loading…

Arena e Lajmit


SONDAZHI/ Cila skuadër shqiptare bëri merkaton më të mirë? Ja si votuan lexuesit e “Panorama Sport”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook