U arrestua për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera, lirohet ish-nënkryetari i bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi

Gjkko 1

Është liruar nga burgu ish-nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 24.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit G.N., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. G.N., me vendimin nr. 101, datë 11.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. G.N. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

U arrestua për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera, lirohet ish-nënkryetari i bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook