Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë tronditi globin në ditën e sotme dhe në veçanti ekipet angleze, me Mançester Junajtid që duhet të luajë ende takimin e ditës së sotme përballë Real Sociedadit.
Sipas një komunikate zyrtare të “Djajve” është vendosur që ndeshja të zhvillohet normalisht, ku në nderim të figurës së Mbretëreshës do të mbahet një minutë heshtje si dhe skuadrat do të luajnë me një shirit të zi në krahë.
Premier Liga duhet ende të marrë një vendim për ndeshjet e kësaj jave, i cili pritet të publikohet në orët e ardhshme.
Arena e Lajmit