Alegri gradon senatorë tri afrimet e reja dhe i tërheq vëmendjen skuadrës: Merrni shembull!

Masimiliano Alegri është i tërbuar përbrenda duke parë se nga njëra anë Pol Pogba dhe kapriço e tij e parë bëjnë që rikthimit i tij në fushë të shtyhet për në fillimin e fazës së dytë (në janar), por nga ana tjetër nuk arrin që të bëjë një pakt me fatin e keq për të ndalur dëmtimet e Angel Di Marias, që deri tani nuk po gjen vazhdimësinë e të luajturit, apo edhe riaftësimin e Federiko Kiezës që duket se vazhdon të vonojë.

JUVENTUS

Gjithsesi, pas ndeshjes kundër PSG-së, pavarësisht humbjes, “Gazzetta dello Sport” zbulon se trajneri i Juventusit ka mbajtur një fjalim motivues në dhomat e zhveshjes, ndonëse në të njëjtën kohë ka dashur të zgjojë pjesën tjetër të skuadrës me një gjetje të tijën. “Shihini mirë këta të tre. Sapo kanë ardhur dhe janë futur menjëherë në shina. Po luftojnë më shumë se disa prej jush që keni vite këtu, prandaj mos u habisni nëse dikush do të mërzitet tani e në vazhdim nëse i rrëmbehet vendi”. Lojtarët në fjalë ishin tri prej afrimeve të verës, Arkadiuzh Milik, i cili realizoi vetëm në daljen e dytë dhe ndaj PSG-së ishte edhe më i rrezikshëm sesa Dushan Vlahoviç në sulm. I dyti ishte Leandro Paredes, që vendosi në Paris rekordin e 102 prekjeve të topit, diçka që te Juventusi në Champions nuk shihej prej të paktën 2 dekadash.

Dhe i treti por jo më pak i rëndësishmi serbi Filip Kostiç, që vetëm në tri ndeshje ka ofruar 40 topa drejt zonës, kundrejt vetëm 11 të Aleks Sandros. Shkurt, tri lojtarët e ri të “Zonjës së Vjetër” kanë treguar qartë se kanë një mentalitet fitues, më europian dhe mbi të gjitha kanë ardhur shumë të uritur për të pasur një vend titullari në skuadër, por edhe për të vazhduar së fituari diçka tjetër në karrierë. Dhe pse jo, deri në pritje të rikuperimit të plotë të Angel Di Marias, Pol Pogba dhe Federiko Kiezës, pritet që të jenë Milik, Paredes dhe Kostiç shtylla kryesore e bardhezinjve.

Arena e Lajmit


Alegri gradon senatorë tri afrimet e reja dhe i tërheq vëmendjen skuadrës: Merrni shembull!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook