Karim Benzema bëri një psherëtimë të lehtësuar pas diagnozës së dëmtimit të tij. Ai do të mungojë për rreth një muaj dhe do të humbasë derbin dhe thirrjen e fundit të Francës para Kupës së Botës, por u përjashtua nga një dëmtim i rëndë në gju, i cili dy muaj e gjysmë para Katarit do të kishte qenë shumë i vështirë për francezin.
Për këtë arsye, përmes rrjeteve të tij sociale ka dërguar një mesazh optimizmi: “Nuk do të ankohem, përgjigjja ime do të jetë e fortë”.
Lidhur me sulmuesin kishte nervozizëm si në klub ashtu edhe te lojtari për të ditur shkallën e saktë të dëmtimit.
Megjithëse ekzaminimet e para në “Celtic Park” përjashtuan një dëmtim të rëndë, mjekët preferuan të ishin të kujdesshëm dhe të prisnin një diagnozë përfundimtare në Madrid.
Në fund, një lajm i mirë, edhe pse lojtari nuk do të jetë në derbin e 18 shtatorit.
MILIATO MË MIRË – Edhe Eder Militao shqetësoi “Los Blancos” pas dëmtimit në Skoci, por me sa duket do të mungojë vetëm në tri ndeshjet e ardhshme. Rezonanca, së cilës i është nënshtruar braziliani, ka zbuluar se ka një dëmtim të vogël muskulor në muskujt e këmbës së majtë.
Një dëmtim i lehtë e përjashton atë për dy ndeshjet e ardhshme të Real Madridit (Majorka dhe Lajpcig), por në rrezik është edhe derbi kundër Atletikos së Madridit, i programuar për më 18 shtator. Objektivi i Militaos është dueli kundër ‘kushërinjve’, por afatet janë shumë të ngushta.
Arena e Lajmit