Kapi nga fyti Paredesin, flet Serxhio Ramos: Për shokët jam gati që të vras!

Video e sherrit të Serxho Ramosit me Paredesin në ndeshjen PSG-Juventus 2-1 bëri xhiron e rrjetit. Disa e konsideruan të tepruar sjelljen e mbrojtësit veteran pas shkelmit që i dha Paredesi Mbapesë në përpjekje për t’i marrë topin. Disa të tjerë si Verrati e morën me sportivitet.

Marco-Verratti-Sergio-Ramos-Leandro-Paredes-703x400

Mesfushori italian tha se ishte gati të vinte bast shtëpinë se ata të dy do të ziheshin në fushë. Këtu i referohej faktit që i njeh pasi deri pak ditë më parë Paredes ishte pjesë e PSG-së.

Përplasja mes tyre u komentua aq shumë saqë në fund ka ardhur edhe reagimi i Serxho Ramosit, i cili ka thënë se në fushë ai është gati që të vrasë kundërshtarët e tij për shokët e skuadrës.

REAGIMI I RAMOSIT – “Janë zënka që lindin ën fushë në një trysni të madhe, por duhet të mbeten aty. Në fund të fundit të gjithë mbrojnë interesat e tyre. Kur vjen vërshëllima përfundimtare e arbitrit u shtrëngoj dorën rivalëve dhe gjithçka mbyllet aty. Por ama gjatë ndeshjes duhet të jesh gati të “vrasësh” kundërshtarët dhe të mbrosh me çdo mënyrë shokët e skuadrës. Nuk kam asgjë personale me askënd”, është shprehur Ramos.

Mbrojtësi veteran është në formë dhe tani po luan rregullisht të PSG-ja.

Arena e Lajmit


Kapi nga fyti Paredesin, flet Serxhio Ramos: Për shokët jam gati që të vras!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook