Namin me vjedhje, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës (EMRI)

Policia Durres

Vidhte në mënyrë të përsëritur, sende personale dhe para, në automjetet e shtetasve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Durrës. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Rigels Dedën.

NJOFTIMI I POLICISE

Zbardhen 5 vjedhje të kryera nga ky shtetas, si dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer prej tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra për raste vjedhjesh të sendeve dhe parave, në automjetet e shtetasve të ndryshëm, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sendet”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-R. D., 40 vjeç, banues në Durrës.

40-vjeçari, gjatë muajit mars dhe ditëve të para të muajit prill, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, pasi ka thyer xhamat e 5 automjeteve të ndryshme, ka vjedhur sende personale, laptop dhe para, që kanë qenë në brendësi të tyre.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një biçikletë e dyshuar e vjedhur, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura në këto automjete.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja”

Namin me vjedhje, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook