Ndryshim motori në makinën e tij, ja nga cili vend do ta startojë garën e Monzës Luis Hemilton

Luis Hemilton ka montuar motor të ri në njëvendëshen e tij për herë të katërt dhe sipas rregullores do t’i duhet ta nisë Çmimin e Madh të Italisë nga vendi i fundit.

hemilton

Megjithatë, shtatë herë kampioni i botës nuk duket aspak i shqetësuar dhe pret të shijojë garën në një prej pistave ku ka triumfuar më së shumti: “Është një cirkuit historik dhe vërtetë special. Drejtimi këtu është drithërues dhe të fituarit kaq shumë herë në Monza më mbush me kënaqësi. Nuk ndjek rekorde, por besoj se deri në fund të sezonit do të fitojmë një garë”, tha britaniku i Mercedesit.

Përveç Hemiltonit, në Monza vijnë me ndryshim motori edhe Sainz, Botas, dhe me shumë mundësi edhe Mik Shumaker.

Arena e Lajmit


Ndryshim motori në makinën e tij, ja nga cili vend do ta startojë garën e Monzës Luis Hemilton

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook