Pësoi një dëmtim në sy, mesfushori i Bajernit jep përgjigjen për sfidën e radhës

Joshua Kimish ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen ndaj zikaltërve të Interit, e përfunduar në favor të bavarezëve, me shifrat 0-2 (e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve).

kimish

Paraqitja e mesfushorit bavarez nuk do të zbehej aspak nga lëndimi në sy, gjatë përplasjes me shokën e skuadrës Mark Zabicer në minutën e 40-të, gjatë tentativës për t’i ndryshuar udhë topit.

Gjithsesi ky episode nuk do të mbetej pa pasoja, pasi 27-vjeçari do t’i shkaktonte problem në syrin e djathë, aq sa në fundin e lojës nuk dukej më nga nxirja e tepër. Por sërish rendimenti dhe efikasiteti në menaxhimin e mesfushës nuk ndryshoi.

Pas përfundimit të takimit, Kimish gjeti kohën e duhur, mbas një rezultati pozitiv në fushën kundërshtare, të motivonte veten, duke u shprehur: “Jam mirë, ishte thjesht një incident i vogël, të gjithëve mund t’u ndodhë, loja ka edhe episode të tilla. Di t’ju them se jam gati për ndeshjen e fundjavës përballë Shtutgartit, po e pres me padurim të vazhdojë të vrapoj dhe të kontribuoj me fanellën e klubit tim, Bajern Mynih”, përfundoi lojtari gjerman.

Arena e Lajmit


Pësoi një dëmtim në sy, mesfushori i Bajernit jep përgjigjen për sfidën e radhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook