U turpërua nga Napoli, Klop paralajmëron tifozët: Nuk kam frikë, por edhe mund të… shkarkohem

Jyrgen Klop u ka kërkuar falje tifozëve të Liverpulit pas humbjes turpëruese 4-1 me Napolin, ndërsa trajneri gjerman i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve nëse ka frikë nga një shkarkim pas asaj që ndodhi me Tomas Tuhelin te Çelsi.

klop

“Ishte një udhëtim i gjatë nga Liverpuli në Napoli. Ishte një mbrëmje shumë zhgënjyese, kështu që më duhet t’u them më falni tifozëve. A kam frikë nga shkarkimi? Jo me të vërtetë, por kush e di? Ka lloje të ndryshme pronarësh. Tanët janë të qetë dhe presin nga unë që ta zgjidh situatën dhe nuk presin që ta bëjë dikush tjetër. Kështu e kanë parë gjithnjë, dhe në ditën që do të ndryshojnë mendje mund ta ma thonë”, u shpreh gjermani.

Liverpuli do të presë në shtëpi Ullvërhemptonin në sfidën e radhës dhe “Reds”-at i kanë detyrim tre pikët.

Arena e Lajmit


U turpërua nga Napoli, Klop paralajmëron tifozët: Nuk kam frikë, por edhe mund të… shkarkohem

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook