ZYRTARE/ Premier Liga merr vendimin, ja çfarë ndodh me sfidat e fundjavës pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II

Premier Liga nuk do ta luajë javën e saj të shtatë, si pasojë e ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II.

e3bbbd3d-ce84-4553-8db4-b0ce9ff84ae5

Pas mbledhjes se drejtuesve të kampionatit elitar në Angli, është vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen në nder te Mbretëreshës Elizabetë II, e cila u nda nga jeta në 8 shtator 2022.

“Ne dhe klubet tona duam të respektojmë shërbimin e Madhërisë së Saj në shtetin tonë. Si monarkia më jetëgjatë e jona, ajo ishte një inspirim dhe la pas një trashëgimi me jetën e saj. Ky është një moment i vështirë, jo vetëm për vendin tonë, por dhe për shumë milionë njerëz të tjerë në botë të cilët e admironin atë dhe ne bashkohemi të gjithë bashkë për të vajtuar ndarjen e saj nga jeta”, u shpreh Shefi Ekzekutiv i Premier Ligës, Riçard Masters.

Ky ishte dhe një vendim i miratuar nga vetë klubet e Premier Ligës, të cilat kishin anuluar dhe ndeshjet e të rinjve, në nder të Mbretëreshës Elizabetë II.

Nga ana tjetër, Qeveria Britanike, i kishte dhënë “OK” Premier Ligës të vepronte ashtu si donte, edhe nëse do të zgjidhte t’i luante sfidat e fundjavës.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Premier Liga merr vendimin, ja çfarë ndodh me sfidat e fundjavës pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook