ANALIZA/ Mbrojtja dhe sulmi, Interi kahapur dy “gropa”

Edhe pse janë skuadra më e kompletuar dhe pa dyshim favoritja kryesore për fitimin e titullit, papritur duket se diçka është krisur në “lodrën” e Interit. Trajneri Simone Inzagi, sërish pas humbjes në derbi kundër Milanit, e gjen veten me dy probleme shumë të mëdha, me dy kanione gjigante, të cilat janë një hall i madh për t’u kaluar.

Korrea

I pari është reparti i mbrojtjes, i cili thjesht ka humbur sigurinë e sezonit të kaluar, ndonëse protagonistët mbetën të njëjtit. Po, vërtet Shkriniar ka nuk është ende në formë dhe mbase ende pak i tronditur nga oferta e shtyrë për në janar e PSG-së, prej 10 milionë eurosh në sezon. Por pa identitet duket dyshja Bastoni-De Vraj që asnjëherë nuk po ofron garanci, siç tregojnë edhe shifrat: 3 humbje në 6 ndeshje (5 në kampionat dhe 1 në Champions) dhe 10 gola të pësuar.

Sigurisht që disfata nuk ka ardhur vetëm për faj të prapavijës, por sigurisht që nëse nuk mbyllet njëherë saraçineska për të mos pësuar, do të jetë e vështirë që të zgjidhet edhe problemi tjetër. Në këtë rast është sulmi, ku menjëherë pas dëmtimit të Romelu Lukakut duket se ka humbur impulsivitet, saktësi dhe cinizëm.

Sivjet, Simone Inzagi mendohej se kishte luksin e zgjedhjeve në repartin e avancuar, ku mes një rrotacioni të studiuar mund të linte titullarët “Lu-La” që të mbanin peshën e ndeshjeve të mëdha, ndërkohë që Xheko dhe Korrea të ishin arma shtesë për ndeshjet normale.

Por dëmtimi i Lukakut duket se ka shkartisur keq letrat në repartin e sulmit. Vërtet Lautaro është pika e paprekshme e manovrës ofensive, por duke e parë herë me Xhekon e më pas me Korrean, apo edhe me të dy njëherësh si në minutat e fundit ndaj Bajernit të Mynihut, më shumë sesa të krijojnë bashkëpunim me njëritjetrin, këta lojtarë po ngatërrojnë edhe më shumë idetë se si shkohet si një skuadër e madhe dhe të shënosh në Champions.

Pa dyshim që me rikthimin e Lukakut pas pauzës së kombëtareve gjërat mund të përmirësohen dhe mbi të gjitha manovra të kthjellohet, por nëse belgu dëmtohet sërish, apo qoftë edhe Lautaro, cili është plani i shpëtimit? Pikërisht këtë gjë duhet të nisë të studiojë dhe të punojë tani e në vazhdim me imtësi Simone Inzagi. Sepse fundja, ndonjëherë tepria dhe luksi nuk janë gjithmonë diçka pozitive.

Arena e Lajmit


ANALIZA/ Mbrojtja dhe sulmi, Interi kahapur dy “gropa”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook