Babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha, ishte mëngjesin e djeshëm i ftuar në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ku foli për rrugëtimin e së bijës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Bujari i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni.
Por, jo vetëm kaq, pasi ai ka komentuar edhe në lidhje me Olta Gixharin, ku shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij “Big Brother”. E vlerëson lojën e saj dhe sipas tij ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty brenda.
Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë”. Më tej, babai i Deas, nuk e ka kursyer as Efin, e cila prej ditësh ka një konflikt me Dean. Duke mos u kursyer në opinionin e tij, ai u shpreh se Efi është shumë larg vajzës së tij. “Nga ai vend që jemi unë dhe Dea në vitin 1920 hodhëm një perandori në det. Qe një nga perandoritë më të mëdha. Dean me Efin i lidh vetëm mendoj unë një ndajfolje vendi, larg. Domethënë janë shumë larg njëratjetrës”, u shpreh Bujari.