Sot, Kategoria Superiore do të zhvillojë dy ndeshje të tjera, të vlefshme për javën e katërt të edicionit të ri futbollistik 2022/2023.
Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet sfida Kastrioti-Tirana.
Krutanët vijnë në këtë takim ndaj kampionëve të Shqipërisë duke i provuar tre shijet e rezultateve në tre javët e para të kampionatit dhe do të kërkojnë sërish 3 pikët, njësoj siç bënë edhe javën e kaluar ku fituan me përmbysje ndaj Kukësit.
Ndërsa bardheblutë e Orges Shehit do të kërkojnë ringritjen pas disfatës që pësuan të premten e kaluar ndaj Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Arena Egnatia” do të zhvillohet dueli Egnatia-Vllaznia.
Rrogozhinasit e Edlir Tetovës synojnë të ruajnë ecurinë e rezultateve pozitive pas fitores që morën javën e kaluar kundër Laçit, e njëjta gjë vlen edhe për shkodranët e Mirel Josës ku vijnë në këtë takim me dy fitore radhazi, respektivisht ndaj Kukësit dhe së fundmi kundër Tiranës.
NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –
RENDITJA –
GOLASHËNUESIT –
– Arena e Lajmit